Lajme

Ekspozitë në Prishtinë për ndihmën e Shqipërisë në luftë

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 12 March 2023

Njoftimi për ekspozitë është i vendosur në balle të muzeut kombëtarë, e ku për dy javë do të jetë i hapur për vizitorë.

Përmes fotografive, pos sakrificës së jashtëzakonshme të familjes Jashari, mund të mësohet edhe rreth kontributit të Shqipërisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aty janë vendosur armë, fishekë e predha që janë përdorur kundrejt Jasharëve.

-Advertisement-

Njëri nga autorët kësaj ekspozite, Besnik Rraci, e paraqet në 3 dimensione ndihmën e shtetit shqiptar.

Përgjatë viteve 1998-99, në Kosovë zyrtarisht janë 40 dëshmorë nga zona të ndryshme të Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera