Eksporti i mallrave në mars ishte 61.8 milionë euro, importi 382.5 milionë
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 22 April 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e publikuar mbi rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars të këtij viti, ka bërë të ditur se eksporti i mallrave në muajin mars 2021 kishte vlerën 61.8 milionë euro, ndërsa importi 382.5 milionë euro, që është një rritje prej 92.2% për eksport dhe 51.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë 2020.
Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë 45.8% në mars 2021 në raport me periudhën e njëjtë 2020, përkatësisht 320.7 milionë euro krahasuar me deficitin 219.9 milionë më 2020, teksa eksporti mbulon importin me 16.2%.
SQARIM: Pensionistët do të marrin 30 euro më shumë se nga pakoja e qeverisë së kaluar
-Advertisement-
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 35.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.0% e përbëjnë produktet minerale; 5.5% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 4.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet në raportin e ASK’së.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.9% produktet minerale; 11.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.9% mjetet e transportit; 9.8% metalet bazë dhe artikujt, prej tyre 9.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, 7.5% plastika, goma dhe artikuj prej tyre etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 19.8 milionë euro ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 82.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Italia (10.6%), Gjermania (7.1%), Holanda (2.5%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 184.8 milionë euro ose 48.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 38.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë janë nga Gjermania (14.8%), Italia (6.1%), Greqia (5.9%), Sllovenia (3.6%) etj.
Në mars 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24.3 milionë euro ose 39.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 53.4%.
Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së janë Shqipëria (16.2%), Maqedonia e Veriut (12.2%), Serbia (5.8%) dhe Mali i Zi (3.3%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në mars 2021 arritën në 71.3 milionë euro ose 18.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje 146.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import janë Serbia (5.9%), Maqedonia e Veriut (5.6%) dhe Shqipëria (5.5%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 17.5 milionë euro ose 28.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden SHBA (14.3%), dhe Zvicra (7.8%).
Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 126.3 milionë euro ose 33%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup janë Turqia (12.8%) dhe Kina (8.7%).
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...