Lajme

Ekspertët: Kemenaxhimi i resurseve dhe buxhetit nga Qeveria Kurti, faktor vendimtar në rënien e rritjes ekonomike!

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 06 October 2022

Sipas raportit të Bankës Botërore, rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2021 ishte 10.5%.Po sipas të njëjtit institucion, rritja ekonomike në vitin 2022 pritet të jetë 3.1%.

Cilët janë faktorët për një ulje kaq të madhe të rritjes ekonomike?

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Ndërmarrësi, Ferat Shala, tregoi faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që po ndikojnë në rënien e rritjes ekonomike.

-Advertisement-

Shala përmendi keqmenaxhimin që po i bëhet resurseve të vendit dhe buxhetit të shtetit .

“Praktikisht parashikimet këtë vit janë që do të kemi një rënie të rritjes ekonomike diku rreth 3% si rezultat i faktorëve të jashtëm që janë kriza e përgjithshme globale dhe situata e sigurisë në Evropë dhe Ukrainë”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

“Faktori i dytë vendimtar në rënien e rritjes ekonomike është keqmenaxhimi qeveritar në të gjitha resurset e vendit dhe në buxhetin e shtetit”, tha Shala.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu, duke folur në lidhjen me rënien e rritjes ekonomike, përmend disa faktorë.

“Ne radhë të parë duhet të kuptohet se ekonomia në Kosovë është e politizuar. Shkaqet e rënies së rritjes ekonomike janë pandemia Covid-19, pandemia ekonomike dhe si pasojë luftës Rusi-Ukrainë. Nuk duhet të mohohet kriza dhe efektet e saj negative dhe kjo që po e karakterizon Kosovën është një paradoks. Derisa qytetarët e Kosovës ankohen për inflacion që sot është 19.2% në Kosovës, institucionet e Kosovës paralajmërojnë rritje të të hyrave, performancë pozitive, por duhet të kuptohet se performanca më reale është ajo që e shohin qytetarët e Kosovës, sepse ato janë në kontakt çdo ditë me inflacionin”, tha ai.

Gërxhaliu potencoi se nuk duhet të analizohet rritja ekonomike vetëm në aspektin numerik pasi vendit i duhet një rritje ekonomike substanciale.

“Është e vërtetë që vitin e kaluar e kemi pasur një rritje ekonomike mbi 10% por po e shoh që trendi është negativ. Ajo çfarë dua të them, nuk duhet të analizohet rritja ekonomike vetëm në aspektin numerik, Kosovës i duhet një rritje substanciale e cila edhe po të jetë edhe 2 apo 1% të ndërtohet mbi disa indikatorë. Kam drojë që po kalkulohen vetëm shpenzimet dhe konsumi. 3% rritje ekonomike, Kosova po e vazhdon avazin e eksportit të parasë së gatshme, duke importuar mallra dhe shërbime si dhe duke importuar inflacion i cili shfrytëzohet në mënyrë spekulative nga tregtarët. Prandaj, duhen rezultate dhe të dhëna të sakta dhe me këto rezultate të kemi parashikime dhe planifikime për vitet vijuese”, tha Gërxhaliu për “Gazeta Blic”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera