Rajoni dhe Bota

Eksperimenti në orën e kimisë lë të lënduar 12 persona në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 06 November 2019

Një incident i ndodhur në një shkollë gjatë orës së kimisë, shkaktoi 12 të lënduar, deklaroi sot policia.

Nxënësit me moshë rreth 14 vjeç, u përpoqën të zbulonin pikën e shkrirjes së dyllit duke përdorur djegësit e Bunsen, kur mbetjet nga një eksperiment i mëparshëm morën flakë dhe prodhuan tym squfuri.

Një zëdhënës i policisë deklaroi se 10 nxënës u lënduan, ndërsa dy mësues kishin nevojë për trajtim spitalor. Nuk është ngritur asnjë kallëzim penal.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera