Ekonomi

Ekskluzive| Për dy muaj Shpend Ahmeti lëshoi 20 leje ndërtimi

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 18 April 2018

Lëshimin e lejeve për ndërtime te larta nuk po e ndal Shpend Ahmeti. Komuna e Prishtinës për vetëm dy muaj lëshoi 20 leje ndërtimore.

Gjysma e këtyre lejeve iu lëshuan kompanive ndërtimore për ndërtimin e objekteve të larta shumë banesore dhe afariste, shkruan Infokusi.

“VG Construction Plus” sh.p.k, “Lesna” sh.p.k, “ART-INVEST” sh.p.k, “Cima” sh.p.k, “Tregtia” sh.p.k, “Pozhegu Brothers” sh.p.k, “ENK Invest Group” sh.a, “Art Construction” L.L.C, janë disa nga investitorët që nuk e kanë pasur problem të pajisen me leje ndërtimi këtë fillim vit, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Ja kush pagoi 1 milion euro për leje ndërtimi në Prishtinë

Nga lista e lejeve që ka siguruar Infokus shihet se falë lejeve të dhëna nuk kanë munguar edhe të hyrat për komunën e udhëhequr nga Shpend Ahmeti.

Për 20 leje të lëshuara komuna ka inkasuar saktësisht 1,578,097 euro.

Në komunë para më së shumti për leje ka derdhur “ENK Invest Group” sh.a. Kjo kompani ka paguar saktësisht 391,705 euro për një objekt afarist në Lagjen Lakërishtë.

Infokus më herët ka raportuar se në vitin e kaluar Komuna e Prishtinës ka lëshuar gjithsej 183 leje ndërtimi./Infokusi.com

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy