Lajme

EKSKLUZIVE: Kjo është agjenda e Grenell në Kosovë – Ku do të shkoj e me kë do të takohet?

Autori: H. Smajli 15:28 | 21 September 2020

Të hënën nga ora 18:30 do të fillojë takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell së bashku me delegacionin nga SHBA-ja.

Gazeta inFokus ka siguruar ekskluzivisht agjendën e emisarit special Richard Grenell në të cilën thuhet se në orën 18:35 do të arrijnë në qeverinë e Kosovës ku edhe do të fillojë takimi në mes të delegacionit dhe qeverisë Hoti.

Në agjendën e tij po ashtu thuhet se në këtë kohë do të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike por nuk jepen detaje se çfarë do të nënshkruhet, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ndërsa në orën 20:20 aty thuhet se pjesëtarët e delegacionit të SHBA-së do të mbajnë konferencë për mediat.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen marrëveshje të arritura e 4 shtator në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera