Sport

EKSKLUZIVE: Ju flet ylli i Ligës së Parë

Autori: Erion Maliqaj 18:56 | 20 January 2019

Lojtari i Dukagjnit të Klinës dhe njeri ndër futbollistët më të mirë jo vetëm në Ligën e Parë, Altin Merlaku, ka vendosur të qëndroj në Klinë në mënyrë që ta ndihmojë skuadrën që të inkuadrohet në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë për Gazetën inFokus, sulmuesi klinas ka folu për stinorin vjeshtorë, për fazën përgatitore, ofertat nga klube të ndryshme, qëllimin e tij e shumëçka tjetër.

Gazeta inFokus: Si ka qenë stinori vjeshtor për ty dhe Dukagjinin?

-Advertisement-

Merlaku: Në përgjithësi ka qenë stinor i mirë për mua dhe klubin, edhe pse kemi mundur të arrijmë më shumë.

Gazeta inFokus: Sa jeni të kënaqur më renditjen e Dukagjinit?

Merlaku: Do ishte më mirë ti kishim të paktën edhe 3 pikë më shumë pasi e kemi merituar, por nuk jemi edhe larg pozitën së parë.

Gazeta inFokus: Si i keni pasur raportet më trajnerin Severin Elezaj ?

Merlaku: Më trajnerin Elezaj, kam pas raporte te mira dhe kemi arrite mjaftë nën drejtimin e tij.

Gazeta inFokus: Kryetrajner i ri i Dukagjinit është emëruar Nazmi Rama, si po shkojnë përgatitjet nën drejtimin e tij ?

Merlaku: Kemi filluar përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Rama, dhe aktualisht po shkojnë shumë mirë, gjithçka sipas planit ku duhet falënderuar edhe Drejtorin Fabian Veselaj.

Gazeta inFokus: Ku do ta kryeni fazën përgatitore?

Merlaku: Javën e parë kemi stërvitë nëpër borë, ndërsa aktualisht jemi duke stërvitur në ambient të mbyllur , ndërsa në fund te muajit do të udhëtojmë në Shqipëri për fazën finale të përgatitjeve.

Gazeta inFokus: A keni oferta nga ndonjë klub ?

Merlaku: Kam pas shumë oferta, por kam vendos të qëndroj në Klinë edhe për 6 muaj, më ia arrite qëllimit kryesor inkuadrimin në Superligë.

Gazeta inFokus: Sa beson që mundeni mu inkuadrua në Superligë?

Merlaku: Më ekipin që kemi dhe më trajnerin e ri Nazmi Rama, unë besoj shumë se do të hymë në Superligë direkt.

Gazeta inFokus: Mesazhi i juaj për fansat?

Merlaku: Për të gjithë klinasit dhe tifozët mesazhi më i madh do të jetë që sivjet do ta festojmë inkuadrimin në Superligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera