Ekskluzive: Ju flet “gjenerali” i “Feronikelit”, ka një mesazh për kundërshtarët

Autori: Erion Maliqaj
22:17 | 24 January 2019
Feronikeli është në garë për titull të Kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Për këtë ekipi nga Drenasi që nga 5 janari i ka nisur përgatitjet intensive për të qenë gati që të “luftojë” për të dy trofetë.
Pas fazës së parë e cila u krye në Kosovë, që nga e hëna e kaluar “Nikli” është zhvendosur në Antalia të Turqisë.
Atje po i kryen përgatitjet e fundit para se të nisë kampionati, shkruan Gazeta inFokus.
Por si po shkojnë përgatitjet? Sa është konkurrenca në skuadër? Sa janë gjasat që Feronikeli të rrëmbej titullin? Cilat skuadra janë më të fortat?
Për këto e gjëra të tjera ekskluzivisht për Gazetën inFokus flet kapiteni i Feronikelit Lapidar Lladrovci.
Gazeta inFokus: Si po shkojnë përgatitjet në Antalia?
Lapidar Lladrovci: Java e parë e përgatitjeve ka kaluar shumë mirë. Kemi marrë ngarkesën e nevojshme, ndërsa kemi luajtur edhe një ndeshje miqësore ku si kundërshtar kishim AFC Dunarea Calarasi, që luan në Superligën e Rumanisë të cilën e dominuam gjatë gjithë takimit, por rezultati në fund ishte i barabartë 1-1.
Gazeta inFokus: Sa ndikojnë përgatitjet jashtë vendit në arritjen e objektivave të klubit?
Lapidar Lladrovci: Antalia ofron kushte përfekte për përgatitje si në komoditet, moti, ushqimet, stadiumi dhe kundërshtarët e huaj që janë motiv për punën e cila na shërben të përgatitemi ashtu siç i takon një ekipi profesionist për kampionat.
Gazeta inFokus: Feronikeli është përforcuar më tre lojtarë, si është konkurrenca e lojtarëve për ta zënë një vend në 11-shën startuese?
Lladrovci: Konkurrenca është shumë e madhe në klub, sidomos në pozicionet e mesfushës dhe sulmit, gjë e cila e rritë nivelin e skuadrës dhe ai lojtarë që tregon përformancë më të mirë vjen deri të formacioni startues. Së cili lojtarë po jep maksimumin nga vetja që të bëhet pjesë e 11-shës. Personalisht jam i kënaqur me ekipin dhe besoj shumë më bashkëlojtarët e mi.
Gazeta inFoksu: Sa beson në titull kampion ?
Lapidar Lladrovci: Në bazë të paraqitjeve tona në stinorin vjeshtor kemi treguar potencialin tonë që luajmë më bukur se çdo kundërshtarë dhe kemi kualitete ta mundin së cilin, andaj rruga e vetme për neve është titulli kampion dhe nuk ka kthim prapa. Jam i bindur që ne fund do t’ia dalim.
Gazeta inFokus: Prishtinën apo Llapin, kë e sheh më konkurrent për titull?
Lapidar Lladrovci: Konkurrent i shoh të dyja ekipet, pasi nuk kanë çfarë te humbin dhe ai ekip që do të paraqitet më mirë në pranverë dhe do të bëjë më pak gabime, në fund do të triumfoj.
Gazeta inFokus: Mesazhi i juaj për “Tigrat e Zi” ?
Lapidar Lladrovci: Ju premtoj së bashkë do ta arrijmë Evropën./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Përmbyllet afati – Vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën në mesnatë është përmb...
-
Prishet armëpushimi? Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa t...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Vuçiqi ndalon eksportin e armëve, thotë se ‘qortimet‘ nga Rusia nuk janë arsyeja
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka d...
-
Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vra*sje në Viti që ndodhi në muajin pril
Personi i dyshuar për një rast të tentim vrasjes që ndodhi më 14 prill në kom...
-
Shkelën rregullat e qëndrimit, disa kosovarë ndalohen në aeroport në Gjermani
Të dielën (22 qershor 2025) policia kufitare në Aeroportin e Memmingenit të G...
-
AAK fajëson Vetëvendosjen për humbjen e fondeve: Ngërçi ka emrin e VV-së
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj...
-
Shtëpia e Bardhë pas vendimit për armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit: Besoni në Trumpin
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit Donald Trump pas l...
-
Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës në Suharekë
Një burrë nga Suhareka ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universit...
-
Izraeli rihap hapësirën ajrore
Izraeli ka rihapur hapësirën ajrore, tha të martën Autoriteti i Aeroporteve t...
-
Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit- Bie çmimi i naftës
Çmimet e naftës arritën nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën (so...
-
Sot vendoset gurthemeli i aneksit të depos së barnave
Sot në zonën industriale në Prishtinë do të vendoset gurthemeli i aneksit të ...