Lajme

Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vra*sje në Viti që ndodhi në muajin pril

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 24 June 2025

Personi i dyshuar për një rast të tentim vrasjes që ndodhi më 14 prill në komunën e Vitisë është vetëdorëzuar në polici pas një periudhe që kishte qenë në arrati, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është paraqitur më 23 qershor për intervistim dhe më pas, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Më 23.06.2025, lidhur me rastin është paraqitur për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Rasti lidhet me një incident të ndodhur në muajin prill, ku pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari dyshohet se kishte therur me thikë një person tjetër. Viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ishte shpallur në kërkim.

Hetimet për rastin janë ende në zhvillim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera