Ekskluzive: Ja aktakuza e tenderit 8 milionësh, ndaj dy anëtareve të bordit të OSHP-së (DOKUMENT)
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 05 July 2017
Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti i krimeve të rënda ka ngritur aktakuzë ndaj dy anëtareve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) Tefik Sylejmani dhe Ekrem Salihu, për tenderin 8 milionësh të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) për furnizim me ushqim, raporton infokusi.com.

Në aktakuzën e siguruar thuhet se të pandehurit Tefik Sylejmani e Ekrem Salihu, në bashkëkryerje në cilësinë e anëtareve të bordit të OSHP-së, gjatë periudhës kohore të vitit 2015 gjerë më 19.05.2016 shfrytëzojnë detyrën zyrtare dhe tejkalojnë kompetencat e tyre në raport me Autoritetin Kontraktues (AK) MFSK-së, i cili ka shpallur tender për furnizim, përgatitje dhe sigurim të ushqimit për kuzhinat e FSK-së dhe MFSK-së, raporton infokusi.com.
Sipas aktakuzës së siguruar, thuhet se të pandehurit në kundërshtim me ligjin kanë aprovuar ankesën e Operatorit Ekonomik (OE) “Florenti&Korabi Company”, dhe si pasojë kanë anuluar OK si të papërgjegjshëm lidhur me tenderin për furnizim me ushqim loti 1 me ç’rast Paneli Shqyrtues i OSHP-së e ka aprovuar pjesërisht këtë ankesë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, ngase ka pasur më shumë se dy OE të përgjegjshëm që kanë konkurruar në këtë ketë proces të prokurimit, e kthejnë tenderin në rivlerësim me vendim 74/16 dhe e shpallin të paligjshëm vendimin 712/15 dhe plotësim vendim 877/15 duke mbivotuar me vendim mbi aprovimin e ankesës së kompanisë “Beni Dona” edhe pse nxirret vendimi me numër 69/16 pa korum duke votuar vetëm dy anëtar të bordit, me të cilin vendim Tefik Sylejmani caktohet u./d i kryetarit të OSHP-së i cili vendim në kundërshtim me ligjin nënshkruhet nga i pandehuri Ekrem Salihu, i cili vendim ka tejkaluar kompetencat ligjore, raporton infokusi.com / INFOKUSI






T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...



































