Lajme

Ekskluzive: Gruaja që i mbijetoi dhunës seksuale gjatë luftës, rrëfen tmerrin që pa me sytë e saj

Autori: Islam Morina 23:17 | 04 March 2022

“Kur na kanë marrë me na qitë në livadh një mësues është vrarë në prezencë të gruas dhe vajzës dhe ra me fytyrë në shkallë teposhtë. Vjaza e tij ka piskatur dhe ka tentuar ti bie përmbi babës së saj, ata e morën e ngrehën zhag dhe shtynë çikën dhe e rrëzuan për toke. Ndoshta ajo ishte diku rreth 15 vjeçare”, rrëfen njëra nga mijëra viktimat e dhunës seksualë në luftë, për “ZËRAT E LUFTËS”, nga Islam Morina, prodhim i Gazetës Infokus.

Tutje ajo tregon se si u detyruan ta lënë aty mësuesin e vrarë por edhe një çoban që e vranë në mesin e deleve që po i ruante.

“Mësuesin e kemi lënë ashtu të vrarë, e vranë edhe një çoban që ishte me dhenë sa ishte në mesin e dhenëve. Edhe atë ashtu s’kemi guxuar me këqyrë, se si këqyrshe ta futke shuplakë, jemi kanë edhe të rrahura e të maltretuara dhe si rezistoje diçka ata të rrahshin”, flet e mbijetuara e një masakre dhe dhunës seksuale nga forcat gjenocidiale të Millosheviqit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera