Fokus

Ekskluzive: Edhe daja i gruas së Mefail Bajcinovcit po synon postin e drejtorit në QKUK

Autori: Hateme Smajli 12:12 | 17 May 2023

Njëri nga kandidatët për drejtor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është edhe, Elvir Azizi i cili deri tash ka qenë i angazhuar në ministri të Shëndetësisë. Kjo u bë e ditur dje pas publikimit të listës së ngushtë të kandidatëve për këtë pozitë.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me, Azizin i cili ndër të tjera ka treguar se nuk është doktor, dhe ka konfirmuar se ka punuar në Ministrin e Shëndetësisë duke thënë se puna e tij aty nuk ka pasur asnjë lidhje me Ministrin, Arben Vitia.

Derisa i pyetur nëse ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për të qenë pjesë e listës së ShSKUK-SË  dhe kur ka dhënë dorëheqje ai nuk është treguar i sigurt në përgjigjet e tij.

-Advertisement-

Ndërsa nuk e ka mohuar se është daja i bashkëshortes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Për Sevime Kamberi-Bajqinovci, u raportua dje se është bërë kryeinfermiere në repartin e Patologjisë në Gjinekologji.

Derisa para disa minutave për Gazetën Infokus, avokati i njërit prej kandidatëve në listën për drejtor ka konfirmuar se Basri Sejdiut, kundërligjshëm i është hequr emri nga gara për të parin e ShSKUK-së, duke thënë se kjo është bërë qëllimshëm, kundërligjshëm dhe pa ndonjë arsye.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia por që i njëjti përmes një mesazhi ka thënë se “është i zënë”.

LEXO EDHE: Skandaloze: Avokati i Basri Sejdiut jep detaje pse u largua nga lista për drejtor të ShSKUK-së: Do të ndërmarrim masa ligjore

Më poshtë gjeni intervistën e plotë  të Elvir Azizi për Gazetën Infokus.:

Elvir Azizi: Përshëndetje a po bisedoj me Doktor Elvir Azizin?

Elvir Azizi: Po me një përmirësim të vogël që nuk jam doktor…

Gazetarja: Në rregull zotëri Azizi duke qenë se jeni kandidat për drejtor të SHSKUK-së, a mundeni mem tregu a keni qenë ndonjëherë pjesë e ministrisë së Shëndetësisë në kabinetin e Arben Vitisë, cila është lidhja juaj me ministrin, konkretisht a keni qenë këshilltar i tij apo çfarë pozite keni pasë?

Elvir Azizi: Duna me të përmirësu se këshilltar s’kam qenë asnjëherë, kam qenë ekspert i Bankës Botërore i angazhuar prej Bankës Botërore për çështje të farmacisë edhe nuk kam pas punë drejtpërdrejtë me ministrin fare. Domethënë kam pas punë me administratën e Ministrisë së Shëndetësisë edhe i kam marrë detyrat edhe i kam raportuar. Faktikisht nga Banka Botërore, ata më kanë angazhuar, është projekt i BB që është partner strategjik i Ministrisë së Shëndetësisë.

Gazetarja: A keni dhënë dorëheqje nga ky post tash pasi jeni, kandidat për drejtor të SHSKUK-së?

Elvir Azizi: Joo??? Po kam dhënë dorëheqje për me asi edhe ashtu e kam pasur kontratën e shkurtë edhe kam dhënë dorëheqje për me vazhdu me konkurrim.

Gazetarja: Kur keni dhënë dorëheqje në Ministri të Shëndetësisë?

Elvir Azizi: EEEE… Pak para se me apliku!

Gazetarja: A është e vërtet që jeni familjar i bashkëshortes së deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci?

Elvir Azizi: Se di, duheni me pytë atë. I afërt me LVV-në s’jam, jam apolitik, nuk jam në asnjë parti politike, s’kam qenë asnjëherë në parti politike, e konsideroj veten profesionist edhe ekpert kurgjo tjetër. Nuk kam marrë pjesë asnjëherë në asnjë tubim as në zgjedhjet nëse tash vazhdon për me ditë që unë jam shumë i rregullt. Kështu që politik nuk jom.

Gazetarja: A keni qenë ndonjëherë pjesë e QKUK-së?

Elvir Azizi: Po kam punu përpara në QKUK diku ka 2004 – 2005 se mbaj në mend, në barnatoren qendrore.

Gazetarja: D.m.th. nuk po e pranoni a jeni apo jo familjar i gruas së deputetit, Mefail Bajqinovci?

Elvir Azizi: Po ndoshta ajo është familjare e jemja, unë nuk po të kuptoj ku është problemi se na, në rregull jemi ti merru me punën tanë në rregull por unë person publik hala s’jam unë jam person privat. Për momentin nuk jam nëse bëhem nëse më zgjedh dikush nëse bëhna person publik ndonjëherë atëherë të lutem urdhëro, je e mirëseardhur, për momentin çështjet e mia personale.

Gazetarja: Po jeni person publik përderisa po kandidoni për pozitën e drejtorit të SHSKUK-së?

Elvir Azizi: Jo nuk është hala nuk jom. Të lutem???

Gazetarja: Nuk ka lidhje që ende s’jeni zgjedh, ne kemi të drejtë dhe po i kontaktojmë të gjithë kandidatët!!

Elvir Azizi: Po në rregull ti vazhdo me kontaktim edhe unë tu përgjigja besoj, jemi në rregull!! Kalofsh mirë!!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera