Lajme

Ekskluzive| AKR-ja e Pacollit pjesë e Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 25 February 2020

Behgjet Pacolli nuk do të mbetet pa pushtet as në Qevrinë e Albin Kurtit. Aleanca Kosova e Re, e udhëhequr nga Pacolli shumë shpejtë do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e Qeverisë Kurti.

Kështu ka mësuar gazeta inFokus, nga burime brenda koalicionit VV-LDK, të cilët kanë konfirmuar se marrëveshja do të hyj në fuqi pas miratimit t buxhetit në Kuvendin e Kosovës. AKR-ja ishte partia e vetme opozitare e cila e ka votuar formimin e ekzekutivit të ri, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë del ta ketë bërë me një marrëveshje paraprake. Sipas informatave, partia e Pacollit në këtë mandat nuk do të ket ndonjë post ministror, por do të marr së paku tre zëvendësministra. Gazeta inFokus mëson se marrëveshja nuk është bërë me të parin e Qeverisë Albin Kurtin, por në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Behgjet Pacollit. Siç merret vesh Pacolli është takuar disa herë me përfaqësuesit e lartë të LDK-së, me të cilët është dakorduar edhe për votimin e Presidentit që do të propozohet nga LDK-ja.

-Advertisement-

AKR-ja në këtë legjislaturë ka vetëm dy deputet, ndërsa do të marr poste të zëvendësministrave në qeverinë e Kurti. Sekretari i kësaj partie Vesel Makolli nuk e ka mohuar nëse AKR do të jeëtë pjesë e Qeverisë Kurti por ka thënë se në ditët në vijim do të flas për këtë, që sipas tij do të bëhet për të mirën e shtetit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera