Ekonomia ndan shqiptarët: Shkëmbimet Shqipëri-Kosovë, më të ulëta sesa në vitin 2012
Autori: Gazeta inFokus
20:43 | 28 November 2017
Në vitin 2014, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, e cila në vitet e mëvonshme është pasuar nga disa të tjera.
Përtej simbolikës kombëtare, të dy qeveritë kanë deklaruar publikisht se qëllimi kryesor i nismës është forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, për të rritur mirëqenien e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.
Por cilat janë rezultatet 3 vite më vonë? Top Channel shqyrtoi ecurinë e dy treguesve kryesorë: shkëmbimet tregtare dhe investimet e ndërsjella mes dy vendeve.
Sipas INSTAT, vitin e kaluar shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës ishin 22.4 miliardë lekë, ose 100 milionë lekë më të ulëta sesa në vitin 2012. Ndërsa të shprehura në raport me prodhimin kombëtar, Shqipëria dhe Kosova aktualisht tregtojnë më pak sesa 5 vite më parë.
Por shkëmbimet tregtare nuk janë treguesi i vetëm që vë në pikëpyetje agjendën e përbashkët ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe investimet e ndërsjella mes dy vendeve janë në nivele gati të papërfillshme.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vitin e kaluar investimet shqiptare në Kosovë ishin 28.6 milionë euro, ndërsa investimet kosovare në Shqipëri vetëm 6.4 milionë euro.
Në peshë relative, investimet shqiptare në Kosovë përbëjnë rreth 13 për qind të totalit të investimeve të huaja, ndërsa ato të Kosovës në Shqipëri vetëm 0.5 për qind.
Të dhënat e shkëmbimeve tregtare dhe investimet e ndërsjella tregojnë se, prej gati 5 vitesh, agjenda e përbashkët ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës është thuajse në stanjacion.

Edhe pse gjatë kësaj kohe janë zhvilluar 4 mbledhje të përbashkëta qeverie, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, si dhe janë trumbetuar me pompozitet në publik po aq nisma, që nga Dogana e përbashkët e deri te njehsimi i certifikatave tregtare.

T� tjera
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...
-
Lidhje intime dhe dyshime për spiunazh: Zbulimet për kreun e Nvidia-s trazojnë Amerikën
Një marrëdhënie e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një b...
-
Rinesancës i jepet lamtumira e fundit të martën në Prishtinë
Të martën e 10 nëntorit do t’i jepet lamtumira e fundit artistes shqiptare, R...
-
Vdes ish-futbollisti Xhevat Prekazi
Ish-futbollisti i njohur Xhevat Prekazi ka vdekur të dielën, më 8 nëntor 2026...


































