Ehat Miftaraj në ‘EPILOG’: Kjo qeveri është më e mbyllura, më jotransparente dhe më armiqësorja ndaj mediave

Autori: Gazeta inFokus
21:11 | 08 August 2023
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj i ftuar në emisionin “EPILOGU”, me autor Agron Hoti, kanë diskutuar për qasjen armiqësore të qeverisë ndaj mediave, e pse po cënohet liria e fjalës.
Ai në këtë emision ka thënë se opozita aktuale që është në Kosovë është shumë e dobët e ku i ka treguar edhe arsyet.
“Ne në Kosovë fatkeqësisht kemi një opozitë, shumë shumë shumë të dobët, një opozitë që nuk është në gjendje të hapë debate publike, nuk është në gjendje të hapë tema që janë në interes për publikun, kur kemi një opozitë shumë të dobët. Partitë opozitare po mendojnë që populli një ditë do të lodhet nga qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje edhe do të votojnë për ta, unë besoj që edhe qeverisja e partisë në pushtet e bënë më të mirë nëse do të kishim një sy kritik më të madh nga opozita, se kjo do të thotë është demokracia, dhe kjo nuk është vetëm në Kosovë është në çdo shtet, sa më shumë kërkues është opozita, media, shoqëria civile nga partia në pushtet qeverisja është më e mirë”, ka deklaruar ai.
E po ashtu Miftaraj, gjatë bisedës ka thënë se, qeveria aktuale nuk ka transparencë radikale por mbyllje radikale.
“Puna e miedias e shoqërive civile është të jetë kritike nga pushtetit, kritikat tek ne pastaj fatkeqësisht tek dikush kuptohet armiqësi, edhe qytetarët edhe publiku duhet ta kuptojë që secila ministri në kuadër të qeverisë, kuvendi, presidenca, zyra e kryeministrit kanë një numër të madh të këshilltarëve që duhet të komunikojnë me publikun,. Cka ndodh me këtë qeverisje është që nga premtimi elektroral që do të ketë transparencë radikale kemi mbyllje radikale, mund të them që IKD, cdo vit nga viti 2013 e këtej çdo vitë ka bërë 500 deri në 100 kërkesa për dokumente publike në institucione të ndryshme dhe të njëjtën e bëjmë me këtë qeveri, po mund të them që 90% të kërkesave i marrim përmes Agjencisë për Informim dhe Privatësi, sepse thjesht nuk përgjigjen ministritë e nuk përgjigjet qeveria”, ka thënë Miftaraj në emisionin “EPILOGU”, prodhim i Gazetës Infokus.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...