Lajme

Ehat Miftaraj akuzon qeverinë se koeficientet e pagave po i vendos sipas dëshirës “për ata që janë më afër shefave”

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 20 January 2023

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi ,Ehat Miftaraj ka thënë se me 5 shkurt pritet të hyjë në fuqi ligji i ri për pagat derisa institucionet në vend ende nuk i kanë bërë publik koeficientet.

Për herë të parë në histori në muajin shkurt zyrtarët publikë nuk e kanë idenë se sa do të paguhen, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa sipas Mifatrajt institucionet publike dhe agjencitë e pavarura në vend tashmë i kanë dërguar listat në Ministrinë e Punëve të Brendshme për secilin zyrtar.

-Advertisement-

Mirëpo sipas tij në “KLI” tashmë kanë ardhur një numër i madh ankesash ku zyrtarët e sektorit publik po ankohen se caktimi i zyrtareve publik nuk po bëhet sipas shtojcës/katalogut mirëpo sipas asaj se kush është ‘më afër shefit” i rritet edhe koeficienti.

“IKD deri me sot kemi pranuar me dhjetëra ankesa nga zyrtaret publik, me theks te veçante nga agjencitë e pavarura dhe institucionet kushtetuese, ku caktimi i zyrtareve publik nuk po caktohet sipas shtojcës/katalogut por është shndërruar ne fontanë dëshirash, ku varësisht se sa je afër shefit ose lidhjeve qe ke me shefin edhe koeficienti rritet”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka kërkuar nga MPB-ja që të jenë të kujdesshëm dhe të shqyrtojnë listat e pranuara sipas ligjit pët paga dhe të mos ketë diskriminim tek zyrtarët publikë dhe po ashtu ka kërkuar që këto lista të jenë ta hapura për publikun.

“Ministria e Punëve te Brendshme duhet te jete vigjilente dhe te shqyrtoj me kujdes listat e pranuara ne mënyre qe ligji për Pagat te zbatohet drejte, dhe te mos ketë diskriminim te zyrtareve publik. Sikurse, ne mënyre qe ky proces te jete jete transparent do te ishte e mirëseardhur qe listat e pranuara nga institucionet publike te jene te hapura për publikun ne mënyre qe te demaskohen zyrtaret e larte publik qe me para publike tentojnë te akomodojnë interesat e një grupi te vogël te miqve te tyre te afërte”, ka thënë drejtori i KLI-së./Gazeta Infokus/

Reagimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera