Lajme

Edi Ramës i ndodh “e papritura” në rrugët e Berlinit

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 11 April 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Rama ka zhvilluar takim me kryetaren e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey dhe do të vazhdojë me një sërë takime tjera të rëndësishme.

Pas takimit me Giffey, Ramës i ndodhi edhe diçka e papritur në rrugët e Berlinit.

-Advertisement-

Një qytetar gjerman ka vrapuar tek kryeministri shqiptar për t’i kërkuar një autograf në punimet e tij artistike që mbante në duar.

“Ai momenti kur të bërtet gjermani nga larg dhe ti kujton se po të shan ndonjë i racës tënde”, ka shkruar Rama me shaka duke publikuar edhe disa fotografi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera