Lajme

Edi Rama shkon në Beograd, merr pjesë në konferencën për sigurinë energjetike

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 17 November 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar në Beograd për të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Qeveria e Norvegjisë, ku do të diskutohet për energjinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, i pari i ekzekutivit në Shqipëri ka njoftuar se ai po merr pjesë në konferencën Rajonale, mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”.

Gjithashtu, kjo konferencë ka të bëjë edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit për sigurinë energjetike, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Beograd – Për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike”, ka shruar rama krahas nje fotografie të publikuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera