Lajme

Edhe pas shumë orësh vazhdon aksioni i Speciales, pamje nga bastisja e banesës së ish-këshilltarit të Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 22 February 2023

Mëngjesin e sotëm, me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Bastisja është duke vazhduar ende.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, para banesës së Behramajt ndodhen një numër i madh policëve.

Aktualisht është bllokuar edhe parkingu i ndërtesës ku banon Behramaj.
Kujtojmë se në ditën e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, ish kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin.

-Advertisement-

Gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve pritet të fillojë më datë 3 prill.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Në vazhdim mund të ndiqni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera