Edhe film, edhe udhëtim! Filmat që nxisin turizmin në këto vende
Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 07 November 2017
Eat, Pray, Love
Liz Gilbert (Julia Roberts) kishte gjithçka që një grua do të ëndërronte të kishte,por si shumë të tjerë ajo u gjet e humbur dhe në kërkim të asaj që ajo vërtet dëshironte në jetë. E sapo divorcuar,Gilbert del nga zona e saj e rehatisë duke rrezikuar gjithçka për të ndryshuar jetën e saj. Ajo fillon një udhëtim në mbarë botën për zbulimin e vetvetes. Gjatë udhëtimeve të saj, ajo zbulon kënaqësinë e vërtetë të ushqimit në Itali, fuqinë e lutjes në Indi, dhe së fundi papritur paqen e brendshme dhe ekuilibrin e dashurisë së vërtetë në Bali. Xhirimet janë kryer në Indonezi,Indi,Itali,New York.
Lost in translation
Një aktor i vetmuar me emrin Bob Harris dhe një e sapomartuar jo e lumtur, Charlotte, takohen në Tokio. Bob është atje për të filmuar një reklame japoneze të uiskit ndërsa Charlotte shoqëron bashkëshortin e saj fotograf për punë. Të huaj në një vend të ri, të dy gjejnë arratisje, zbavitje dhe mirëkuptim mes dritave të ndritshme të Tokios pas një takimi të rastësishëm në hotel. Ata formojnë një lidhje shoqërore të sinqertë dhe kuptimplotë. Xhirimet janë kryer në Tokyo(Japoni).
Vicky,Cristina, Barcelona
Cristina dhe shoqja e saj Vicky vendosin të shkojnë për pushime në Barcelonë, ku aty rastësisht takohen me një piktori të famshëm dhe tërësisht joshës, Juan Antonio. Vicky nuk është gati të zhytet në një aventurë seksuale pasi është duke u përgatitur për martesën e saj të ardhshme. Por Cristina është joshur menjëherë nga shpirti i lirë i Juan Antonio dhe joshja drejt tij rritet kur dëgjon detajet e divorcit të tij nga artistja, Maria Elena.Xhirimet janë kryer në New York dhe Spanjë (Barcelona).
Before sunrise-Before sunset-Before Midnight
Një triologji ku në filmin e parë “Before sunrise”, dy të rinj,një student i diplomuar francez dhe një turiste amerikane takohen në një tren që udhëton nëpër Evropë. Secili kënaqet duke folur me tjetrin aq shumë sa që vendosin të zbresin nga treni së bashku në Vjenë. Teksa enden nëpër qytet dhe natën e tyre përparon, lidhja e tyre e bën idenë e ndarjes së mëngjesit të ardhshëm një zgjedhje të vështirë.Xhirimi i filmit është kryer në Vienë(Austri).
Në filmin e dytë kemi Jessen tashmë një shkrimtar nga SHBA dhe Celine, një franceze që punon për një organizatë për mbrojtjen e mjedisit. Ata takohen përsëri pas 9 vitesh kur Jesse arrin në Paris për një lexim të librit të tij të ri. Pasi ata kanë vetëm disa orë deri sa Jesse të largohet, ata shëtisin nëpër Paris duke folur për përvojat, pikëpamjet e tyre dhe nëse ata ende e duan njëri-tjetrin.Problemi është që Jesse është martuar tashmë dhe ka një fëmijë.Xhirimi i filmit është kryer në Francë(Paris).
Në filmin e tretë ,Jesse dhe Celine shfaqen nëntë vjet më pas në Greqi. Pothuajse dy dekada kanë kaluar që nga takimi i tyre i parë në atë tren për në Vjenë. Jesse Wallace është i martuar me Céline dhe ata kanë 2 vajza binjake, Ella dhe Nina. Tetëmbëdhjetë vjet pas takimit të tyre të parë në një tren në Vjenë, ata jetojnë në Paris por po kalojnë pushimet verore në Greqi në shtëpinë e miqve të Jesse. Në fund të pushimeve, Jesse merr djalin e tij katërmbëdhjetë vjeçar Hank në aeroport për të fluturuar në Çikago, ku jeton me nënën e tij. Ndërsa Jesse dhe Celine vazhdojnë diskutimet e tyre për jetën dhe dashurinë, si me miqtë ashtu edhe me veten e tyre, ata vendosin të mbeten një çift të dashuruar dhe të martuar.Xhirimi i filmit është kryer në Greqi./ Pergatitit:Enxhi Cuku©Lapsi.al

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...




































