Sport

Edhe Bayerni në garë për dyshen holandeze

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 05 December 2018

Nuk kanë të ndalur ofertat për dy futbollistët e Ajaxit.

Gjysma e klubeve të mëdha të Evropës janë gati për të investuar shuma të mëdha për Frenkie de Jong e Matthijs de Ligt, shkruan KosovaPress.

I pari mesfushor dhe i dyti qendërmbrojtës i Ajaxit, derisa Bayern Munich po bën gati një ofertë faraonike, që mund të arrijë plot 150 milionë euro në total.

-Advertisement-

Mediat holandeze kanë zbuluar që të dy 20-vjeçarët, që janë rritur bashkë në akademinë e Ajaxit, i kanë kërkuar drejtorit sportiv, Marc Overmars, që kur të shiten të transferohen në të njëjtën skuadër.

Ndërkohë, Bild shkruan se klubi bavarez ka programuar një rinovim të thellë të skuadrës vitin e ardhshëm dhe është i vendosur të investojë te dy talentët e Ajax.

Konkurrencë të madhe Bayerni do të ketë sidomos Barcelonën, e cila tash e sa kohë interesohet për dy reprezentuesit holandezë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera