Lajme

“E zbuluan vetë skemën bllokuese”, Musliu reagon pas dështimit të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 09 September 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas dështimit të përfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë seancës së sotme, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u zgjodh kryetare e Kuvendit, ndërsa procesi u bllokua te votimi për nënkryetarët.

Për shkak të mungesës së përfundimit të këtij procesi, seanca u shty për të premten.

-Advertisement-

Musliu ka akuzuar Vetëvendosjen se me veprimet e saj po pengon krijimin e institucioneve të reja.

“Mashtruesve u doli boja. Tre muaj me radhë VV-ja bëri propagandë, shpiku fajtorë për bllokadë dhe ua hodhi të tjerëve dështimin e vet. Sot, para gjithë Kosovës, e zbuluan vetë skemën e tyre bllokuese”, ka shkruar Musliu.

Sipas saj, veprimet e sotme të Vetëvendosjes nuk përbëjnë vetëm një dështim në procesin e konstituimit, por paraqesin edhe, siç e cilëson ajo, “hipokrizi politike”.

“Sot propaganda u përplas me realitetin dhe VV-ja mbeti pa alibi. VV firmosi sot se ata janë bllokuesit e institucioneve dhe pengmarrësit e shtetit!”, ka deklaruar Musliu.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy