Lajme

E “theu” LDK-në në ‘midis’, Osmani e quan “fitore frymëzuese” mbijetesën e Abdixhikut në krye të partisë

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 30 July 2026

Kandidatja për presidente nga LDK-ja dhe bartësja e listës së kësaj partie në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku mbeti në krye të partisë.

Osmani, përmes një postimi, e ka cilësuar këtë rezultat si një fitore me rëndësi të veçantë.

“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

tNë Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku siguroi mbështetjen e shumicës së delegatëve, me 170 vota kundër shkarkimit të tij, përballë 152 votave pro largimit nga pozita e kryetarit.

Osmani iu bashkua LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku garoi si bartëse e listës së kësaj partie, pas përfundimit të mandatit të saj si presidente e Kosovës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy