Sport

E teta e finales së Ligës së Kampionëve me dy derbi: Liverpool – Real dhe PSG – Bayern

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 07 November 2022

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Nga ky short, në fazën e parë eliminuese të Championsit dolën dy derbi.

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai mes finalistëve të fundit të kësaj gare, Real Madrid dhe Liverpool, shkruan “Gazeta Express”.

-Advertisement-

Pa dyshim, kjo do të jetë një përballje gjigantësh, një finale para finales.

E një tjetër sfidë e madhe do të jetë ajo ndërmjet Paris Saint-Germainit me Bayern Munichun.

Edhe në këtë rast do ta kemi një ballafaqim mes dy kandidatëve për ta fituar këtë trofe.

Milani do të ketë punë me Tottenhamin e Antonio Contes, kurse Interi do t’i masë forcat me Porton.

Më poshtë mund t’i shihni çiftet e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy