Rozë

E shtunë relaksi për Soni Malaj, me partnerin dhe vajzën në pishina (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 15 July 2017

Prej më shumë se një viti, Soni Malaj është duke shijuar historinë e saj të dashurisë me Klevin, biznesmenin nga Tirana.

Lidhja e tyre është konsoliduar edhe në fejesë e duket se Klevi ka zënë një vend të rëndësishëm në jetën e këngëtares.  Tashmë Soni dhe Klevi e jetojnë hapur dashurinë e tyre.

Në disa foto paparacë të siguruara nga Blitz.al ata janë duke pushuar në plazh së bashku me vajzën e këngëtares, Anën.

-Advertisement-

Ky sezon ka qenë mjaft i ngarkuar për këngëtaren pasi ka publikuar dy projekte  të njëpasnjëshme këtë verë.
Relaksi i saj padiskutim janë disa ditë pushimi me dy personat më të rëndësishëm në jetën e saj, me partneri dhe vajzën e saj.

Në foto ata shfaqen të ulur në shezlong, Soni duke mbajtur të bijën në duar ndërsa Klevi duke biseduar diçka me të. Kjo padiskutim është pamja e një familjeje të lumtur!/Blitz.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera