Lajme

E rëndë: Shqiptarëve u mbushet gomonja me ujë në mes të detit, të dëshpëruar kërkojnë ndihmë në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 06 September 2022

Një grup shqiptarësh që kërkojnë të ardhmen në Britaninë e Madhe kanë mbetur të bllokuar në mes të Oqeanit.

Videoja e publikuar nga Mariglend Doçi, kandidat për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, tregon shqiptarët e bllokuar në gomonen e përmbytur nga uji.

Me sy të lirë mund të numërosh mbi dhjetë qytetarë shqiptarë që kanë mbetur mes dallgëve të furishme për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin.

-Advertisement-

Për pasojë, gomonja është përmbytur e atyre u rrezikohet jeta, por e vetmja gjë që kanë në dorë, është të filmojnë veten për të kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

Pamjet trishtuese na vijnë nga Oqeani. Të rinj Shqiptar të cilët të mbetur në mes të Oqeanit përshkak se gomonia është mbushur me ujë nga dallgët e furishme dhe nuk e çan dot më,në tentativa për të zbrazur ujin me bidona. Kjo qeveri që e ka dërguar këtë popull 32-vite pas,në kohën e gomoneve duhet të largohet. Vendi ynë ka kapacitetet dhe burimet e mjaftueshme ekonomike dhe infrastrukturore që këta të rinjë të arsimohen,të punsohen dhe të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Ata po largohen nga keq-qeverisja,nga krimi i shtuar dhe nga mungesa e nderhyrjes së shtetit në rregullim dhe sistemimin qetësisë publike dhe jetesës në komunitet. Reformat e dështuara në arsim,ekonomi dhe drejtësi kan dërguar këtë vënd dhe sidomos rinë e tijë në katrahurë dhe emigrim masiv që është dhe plaga më e rëndë e këtij vendi në 32 vitet e fundit. Shpëtoni Shqipërinë. Qëndroni në Shqipëri. Reagoni për Shqipërinë.

Numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë për një jetë më të mirë është rritur ndjeshën këtë sezon veror dhe ëhstë kthyer në një problem për autoritetet e Britanisë së Madhe. Shifrat zyrtare flasin për mijëra shqiptarë që zgjedhin të blejnë vdekjen me para, paguajnë udhëtimin me gomone nga Franca drejt Britanisë, vetëm që të largohen nga Shqipëria. Pak ditë më parë u raportua për një gomone me shqiptarë që u ça nga autoritetet franceze të cilët nuk i lejuan emigrantët të niseshin drejt Anglisë. Raste të tilla janë të shpeshta që detyrojnë shqiptarët të presin brigjeve për rrugën e radhës. Por, Britania e Madhe, tani me në krye Lizz Truss nuk është treguar mjaft mikpritëse, madje ka përgatitur planin për deportimin e emigrantëve drejt Ruandës. Frika se gomonet do të mbushen me kriminelë shqiptarë që do u shërbejnë bandave në Angli, ka bërë që masat për mikpritjen e emigrantëve të shtrëngohen.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera