E rëndë: Babai në Podujevë rrah dhe ngacmon seksualisht të bijën e moshës së mitur
Autori: Gazeta inFokus
14:11 | 19 October 2022
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur të martën në Podujevë, ku prindi i një vajze të mitur përveç që e sulmon atë fizikisht e ka ngacmuar edhe seksualisht.
Në lidhje me këtë rast Gazeta Infokus ka siguruar të dhëna nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ku kanë treguar të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit “Ngacmimi seksual” dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj për Infokus ka thënë se të dyshuarit i është kërkuar masa e paraburgimit nga gjykata.
“Lidhur me këtë rast, mund t’iu njoftojmë se fillimisht me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje një person i dyshuar, për shkak të veprave penale “Ngacmimi seksual” dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, si dhe gjatë ditës së sotme është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit në gjykatën kompetente”, ka deklaruar Ulaj për Infokus.
Ndryshe zëdhënësja e kësaj prokurorie ka thënë se nuk mund të japim detaje të tjera meqenëse këtë rast është duke e trajtuar Departamenti për të Mitur.
Edhe policia raportoi për këtë rast në raportin 24 orësh të datës 19 tetor, duke thënë se një person kishte sulmuar fizikisht e ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur mirëpo duke mos zbuluar relacionin e tyre familjar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës”, thuhej në raportin e sotëm të policisë./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...