Lajme

E paralajmëroi Zogaj, MINT jep detaje mbi “projektin gjigand” që së shpejti do të ‘zbarkojë’ në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 07 March 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka zbuluar detaje të hollësishme mbi “projektin gjigand” për të cilin paralajmëroi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot gjatë ditës.

Bëhet fjalë për një investim nga kompania gjermane e autotekstileve “MUNDA”, që prodhon tapiceri dhe tekstile për industrinë e automobileve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Investimi i kompanisë Munda në Kosovë përveç 200 vendeve të reja të punës do të sjell edhe përvoja në fushën e tekstileve teknike me njohuritë e teknologjisë së ndriçimit të bazuar në LED. Një teknologji e re kjo që krijon mundësi krejtësisht inovative”, bëhet e ditur në njoftimin e MINT në Facebook.

-Advertisement-

Sipas MINT, përfaqësuesit e kompanisë gjermane kanë treguar se planifikojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre në Kosovë, me produkte të tjera dhe bashkëpunime me kompani vendore.

Njoftimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera