“E njëjta ndjenjë frike, i njëjti ankth”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të ri në Turqi
Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 21 February 2023
Rikthehen kërkimet nën rrënoja në Turqi, pasi një tjetër tërmet i fuqishëm goditi vendin duke vrarë të paktën 3 persona. Një lëkundje me magnitudë 6.4 e shkallës rihter u regjistrua pranë qytetit të Antakya, pranë kufirit me Sirinë, aty ku lëvizjet e dhunshme të tokës më 6 shkurt, sollën shkatërrim masiv në të dyja vendet.
Skena paniku u panë në rrugët e Atakias në provincën e Hatai, teksa ambulancat dhe ekipet e shpëtimit nxituan për të arritur tek zonat më të prekura.
“E njëjta ndjenjë frike, i njëjti ankth. Nuk mund të hyjmë brenda; Nuk dimë çfarë të bëjmë. Zot, ki mëshirë për ne”, shprehet një banore e Dijarbakir.
Tërmetet e mëparshme u morën jetën rreth 44 mijë personave në Turqi dhe Siri, duke lënë të pastrehë dhjetëra mijëra të tjerë. të tjera godina, të cilat ishin dobësuar pas lëkundjeve të 6 shkurtit, u shembën ditën e hënë. Agjencia turke e menaxhimit të katastrofave tha se tërmeti i parë 6.4 rihter u pasua nga një tjetër me magnitudë 5.8 ndërsa u shënuan edhe dhjetëra paslëkundje. Humbjet e jetëve ndodhën në Antakya, Defne, dhe Samandag, me autoritetet që u bënë thirrje qytetarëve të mos hyjnë në godinat potencialisht të rrezikshme.
“Ishte shumë i frikshëm. Mezi qëndruam në këmbë”, thotë një tjetër banor.
Por fatmirësisht jemi mirë. Ministri i Shëndetësisë Dr Fahrettin Koca, tha se 294 persona ishin plagosur, 18 prej të cilëve në mënyrë serioze.
Mendohet se bilanci i viktimave këtë herë ishte relativisht i ulët pasi tërmeti goditi në një zonë kryesisht të zbrazët pasi u godit rëndë nga katastrofa e 6 shkurtit. Në Siri, 5 persona janë konfirmuar të vdekur, dhe 470 të plagosur thuhet të kenë kërkuar ndihmë në spital pas tërmetit të së hënës, i ndjerë edhe në Egjipt e Liban./a2cnn
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...