E konfirmuar tashmë; zbuloni fatin e Ronaldos në Ajax-Juventus
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 09 April 2019
Nuk ka më asnjë frikë. Ronaldo e kishte “shënjestruar” çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve mes Ajax dhe Juventusit dhe qëllimi është arritur. Ai nuk do ta humbasë ndeshjen e së mërkurës. Përkundrazi, do të jetë një nga protagonistët në fushë, që nga minuta e parë e lojës.
Sipas “Tuttosport”, portugezi jo vetëm që do të jenë në mesin e të grumbulluarve të Allegrit për transfertën në Amsterdam, por do të japë kontributin e tij të çmuar me kapacitet të plotë, 15 ditë pas dëmtimit që pësoi gjatë miqësores Portugali-Serbi. Që nga fillimi, Ronaldo e kishte siguruar mjedisin bardhezi për gjendjen e tij, duke besuar se do të ishte gati për të luajtur brenda shtatë deri në dhjetë ditë.
Ai mori pak më shumë kohë për riaftësim, por kjo ndodhi vetëm për shkak të maturisë së Allegrit, që preferoi të mos rrezikonte, duke e angazhuar që ndaj Milanit. Ky është lajmi i madh për Juventusin, por një tjetër element i rëndësishëm e ka zënë vendin e portugezit në “infermieri”. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, do të jetë e vështirë të shihet në mesin e të grumbulluarve Emre Can, i cili duhet të rikuperohet nga një problem i kyçit të këmbës, pas përplasjes së ashpër me Kessié.
Vendi i gjermanit pritet të merret nga bashkëkombasi i tij, Khedira, i kthyer në veprim të shtunën e kaluar, pas operacionit të zemrës. Edhe kapiteni Chiellini shqetëson. Mbrojtësi ka lënë në mes seancën e djeshme për një dhimbje në ijë. Nëse nuk ia del, do të jetë gati Rugani, së bashku me Bonucci, në qendër të mbrojtjes.
Përveç Cuadrado-s, i cili është ende jashtë skuadrës, Allegri do të jetë në gjendje të llogarisë të gjithë potencialin sulmues: duke përfshirë Douglas Costa, i destinuar për ta filluar nga stoli, dhe Moise Kean, që ka shpërthyer me gola rregullisht në ndeshjet e fundit.
Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Juventusit kundër Ajax-it:
(4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Rugani, Spinazzola; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeski, Mandzukic, Ronaldo.
Të tjera
-
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!
Adem Grabovci do të kandidojë për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit....
-
Pasivizimi i adresave, Sinani i fton shqiptarët në protestë në Medvegjë
Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka njoftuar për një protestë ...
-
Kurti në një tubim në Interlaken të Zvicrës, i “shfaqet” edhe Kadri Rahimaj Kryetari i Kamenicës
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mori pj...
-
Haradinaj: Nëse fitoj zgjedhjet, Kosova në NATO brenda vitit të parë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtua...
-
Një vit nga protesta e njësive speciale të Policisë, kërkesat mbetën në letër
Sot janë bërë një vit kur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin prot...
-
Rusia gjobit Google-n me më shumë para se që ka në tërë botën
Një gjykatë në Rusi e ka gjobitur Google-n me një shumë të pakuptimtë – një d...
-
Alarmon psikologia: Fëmijët po detyrohen prej shoqërisë të postojnë fotografi pasi kanë lënduar vetën me kërcënimin që nëse nuk e bëjnë nuk janë më pjesë e grupit
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu ka folur për fenomenin e vetëlëndimeve të ...
-
Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore
Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, n...
-
Lutfiu takohet me shqiptarët që do të protestojnë të dielën në Medvegjë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu, ka bërë të ditur se so...
-
Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë, KRU Prishtina del me njoftim
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e rrugë...
-
Qasja e Serbisë ndaj Kosovës, Konjufca kërkon angazhim të përbashkët me KFOR-in për garantimin e sigurisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot n...
-
Aliu njofton implementimin e një projekti të rëndësishëm: Në 22 komuna do të instalohen mbi 330 mijë numra zyrtarë të adresave
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka filluar projekti pë...