Sport

E konfirmon vet klubi, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj negativ

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 11 December 2020

Dje, klubi i Napolit me anë të një postimi në tëitter njoftoj që dyshja shqiptare, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë dalur pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Të dy ishin infektuar sa ishin në grumbullim me kombëtaret në ndeshjet e nëntorit dhe kishin qëndruar në izolim për deri sa kishin dalë negativ, kurse dje ata rezultuan sërish pozitiv.

Por, sipas testeve të kryera, edhe Rrahmani edhe Hysaj janë negativ, madje këtë e ka konfirmuar vet klubi me anë të një njoftimi për media.

-Advertisement-

“Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj testuan negativisht në testin e kryer dje nga ASL lokalë” thuhej në njoftimin e klubit italian.

Napoli ndeshjes e radhës e luan të dielën kundër Sampdorias dhe tani mbetet të shihet nëse të dy shqiptarët do të jenë të gatshëm./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera