Sport

E bujshme/ Hamilton dhe Leclerc përjashtohen nga Çmimi i Madh i Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 23 October 2023

Piloti i Mercedes Lewis Hamilton dhe ai i Ferrarit Charles Leclerc janë skualifikuar nga gara e zhvilluar në pistën e Austin, pak orë pas përfundimit të garës së Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Formula 1, që ka njoftuar se dy pilotëve u janë zeruar pikët pas garës, për shkak të parregullsive që komisari i garës ka evidentuar në makinat e tyre, në pjesën e poshtme

Piloti britanik ishte renditur i dyti në garë, ndërsa Leclerc u klasifikua na vendin e gjashtë, megjithatë të dy këta pilotë kanë humbur pozicionet e tyre dhe të gjitha pikët e fituara në këtë garë. Pas fituesit Max Verstappen renditet Lando Norris me McLaren, që e mbylli garën në vendin e tretë., ndërkohë që në podium ngjitet edhe Carlos Sainz.

Komisari i garës ka evidentuar se pjesa e poshtme e makinës, që bën dhe kontaktin me pistën ishte më e trashë se normalja, çka përbën shkelje të rregullores e rrjedhimisht të dy pilotët janë përjashtuar nga gara e Çmimit të Madh të Amerikës.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy