Lajme

E bën për spital bashkëshorten, arrestoet 29-vjeçari në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 18 February 2023

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bën të ditur se të premten në ora 23:45 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “RIfat Berisha” në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë policët e rendit, e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin J.A (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje dhe lëndime trupore ndaj bashkëshortes së tij Y.A ( F/K) e moshës 27 vjeçare e cila për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

-Advertisement-

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera