E ardhmja e Kosovës është zhvillimi i ekonomisë digjitale
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 30 August 2018
Njohuritë dhe kapacitetet e rinisë kosovare në fushën e teknologjisë digjitale po synohet të vihet në shërbim të zhvillimit ekonomik. Këtë e thotë ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
Siaps tij, deri me tani në këtë drejtim të rinjtë janë treguar me të shkathët dhe me efikas se shteti, por ajo qw po ndodh tani është se institucionet po mundohen të jenë të gatshme për t’i përkrahur dhe inkurajuar.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësis, Besim Beqaj në intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se ministria qw ai drejton është duke bërë punë të mëdha për t’i trasuar rrugën zhvillimit të Kosovës duke e futur në prioritet ekonominë digjitale.
Ekonomia Digitale, sipas tij është e ardhmja e zhvillimit ekonomik të vendit.
“Ministria që unë e udhëheq është ministri e re, është dikaster i ri, është dikaster që ka kërkuar angazhim, është dikaster që ka kërkuar pozicionim të ministrisë karshi ministrive të tjera, me krijuar bazë ligjore, me krijuar infrastrukturë të nevojshme për funksionim të saj, me krijuar mekanizma rajonal dhe ndërkombëtar të bashkëpunimit. Të gjitha këto, dua të them pa asnjë modesti se kemi arritur t’i bëjmë me një lëvizje shumë të shpejtë”, ka thënë ministri Beqaj.
Ai ka treguar se me datën 11 dhe 12 tetor, Ministria e Inovacionit dhe Ndermarrësisë do të mbaj një konferencë shumë të fuqishme që quhet “DigiTalks”. Kjo do të jetë konferencë rajonale ndër me të mëdhatë qe është organizuar deri me tani. Në këtë konferencë do të jenë pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian
“Në këtë drejtim institucionet janë të gatshme ta përcjellin dinamikën e të rinjve dhe të rejave tona. Sepse ata janë më të shpejtë dhe më efikas sesa shteti që deri tash i ka përkrahë në kuptimin e digjitalizimit të ekonomisë dhe të rritjes së nivelit të shërbimeve që janë përmes teknologjisë informative”, thotë ministri Beqaj.
I pyetur a është bërë sa duhet deri me tani, ministri Beqaj thotë se ka nisë në veprime, normalisht, por sipas tij ekonomia digjitale merr formë kur të ketë infrastrukturë ligjore të plotë, infrastrukturë fizike të plotë, kur ka buxhet mjaftueshëm dhe kur ka sistem të qartë të edukimit.
“Pra, nuk është një çështje që mund të ndodhë brenda një nate, nja jave, një muaji, apo as pas gjashtë muajsh. Është një procedurë e gjatë që duhet t’i paraprijë. E kemi proceduar në qeveri draft-koncept dokumentin për ligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi i cili trajton të gjitha këto gjëra dhe që rezultat i kësaj do të jetë ligji, por edhe strategjia e cila do ta përcaktojë orientimin afatgjatë të shtetit drejt ekonomisë së digjitalizuar ku inovacioni, ndërmarrësi, të rinjtë dhe të rejat tona do të gjejnë hapësirë për të funksionuar brenda përbrenda Kosovës. Ne jemi duke tentuar që këtë kapacitet që e ka rinia e sotshme të vihet në shërbim të zhvillimit ekonomik. Tani jemi duke tentuar me krijuar infrastrukturë fizike, ligjore dhe buxhet me politikat qeveritare”, ka thënë ministri Beqaj.
Tek infrastruktura fizike, ka treguar se është gati një marrëveshje me komunë e Ferizajit për krijimin e një qendre, marrëveshje e cila është në prag të nënshkrimit, por ka kaluar në Universitet të Prishtinës për ta bërë fakultetin e inxhinierisë mekanike. Me qeverinë gjermane Beqaj thotë se po realizohet projektin më i madh në nivel rajonal.
“Do të hapet Qendra Gjermano-Kosovare për trajnime dhe inovacion e cila do të jetë e menaxhuar për një kohë të caktuar nga gjermanët. Këtu vlen të theksohet se ka qenë një angazhim i madh i qeverisë, i kryeministrit Ramush Haradinaj, me tërë potencialin, pra është dashtë të bëhet një marrëveshje mes dy qeverive dhe tani thuajse është gjithçka gati”, ka potencuar ministri Besim Beqaj. /Gazeta infokus/

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...


































