Lajme

Dyshimet për varrezën masive në Zubin Potok, Lushtaku pas vizitës: Sipas informatave janë gjetur vetëm 3

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 30 July 2026

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dje ka zhvilluar vizitë në Zubin Potok, ku po dyshohet për gjetjen e një varreze masive, nga ku ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në identifikimin dhe gjetjen e personave të zhdukur.

Lushtaku, dje ka thënë se në bazë të informatave që ka, janë gjendur vetëm 3 persona në këtë lokacion, ku dyshimet janë për grupin e intelektualëve të zhdukur gjatë luftës në vitin 1999.

‘‘“Mendoj se këtu tani varet edhe mënyra e punës, profesionalizmi i tyre, për mua është tepër pozitive që janë gjendur një pjesë e tyre. Megjithatë, për mu është tepër pozitive që janë gjind një pjesë e tyre, nuk e di tash, në bazë të informatave janë gjind veç tre. Unë nuk pres nga Serbia që të rreh shuplaka për arrestimin e atyre që kanë bërë krime në këtë vend. Arrestime duhet me vazhdu me ndodh, ka shumë serbë që janë të lirë e krimet janë tepër të mëdha në Kosovë e sidomos në komunën tonë”, ka thënë dje Lushtaku.

-Advertisement-

“SPAR” tashmë zyrtarisht në Maqedoni! 45 milionë euro investim dhe 65 markete të reja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy