Dyshime se me faturë të falsifikuar, u avulluan 379 mijë euro në Ministrinë e Liburn Aliut
Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 25 January 2023
Një aferë korruptive që peshon hiç më pak se 379 mijë euro, dyshohet se ka ndodhur në Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI e cila drejtohet nga z. Liburn Aliu, shkruan Periskopi.
Përmes sinjalizuesve, Periskopi ka mësuar se në vitin e kaluar, Ministria e Infrastrukturës, ka bërë një pagesë fiktive në llogari të kompanisë “2AGroup”, në emrin e disa punëve të kryera në projektin e Autostradës së Gjilanit.
Mësohet se kompania ka ofruar një faturë të falsifikuar duke e mashtruar Ministrinë për një vlerë prej 378, 951. 39 euro për rimbursim, ani pse nuk e ka kryer asnjë punë, për më tepër as nuk kanë ekzistuar punë të tilla që duhet të kryhen për atë që njihet si ‘situacion’.
Duke parë se fatura ishte nënshkruar edhe nga zyrtari i saj, menaxheri i kontratës, Nebi Luzha, Ministria ka bërë pagesën në konton e kompanisë.
Periskopi posedona certifikatën, faturën dhe atë që njihet si ‘situacion’ për këtë pagesë, e cila për nga numri është radhitur si ‘situacioni nr XIII.’
Dokumentet, ku shihet shuma 379 mijë euro, flasin edhe për një pasaktësi dhe shihet më sy të thjeshtë që janë të çrregullta.
Për shembull, situacioni i parafundit që është lëshuar më datë 2.12. 2121 është në vlerë 505, 998.66 euro.
Siç shihet në certifikatë, këtij kësi nuk i është zbritur fare avanci në vlerë prej 15 për qind që del te jetë 84, 499. 67 euro, pasi në certifikatë shihet se është rubrikë e zbrazët (bazuar në rregullat e kontratës, avanci në vlerë prej 15 % i është lëshuar kompanisë për totalin përfundimtare të shumës së kontratës)
Po sipas kontratës, për secilin situacion duhet të zbritet avanci prej 15 për qind të cilin e ndalë ministria dhe në pagesën përfundimtare bëhet barazimi.
Bazuar në formularin e atyre qw njihen si ‘situacione’ shuma totale e situacionit të fundit më datë 19.05.2022 figuron në shumë prej 6. 477.161.77 euro (mbi 6 milionw euro) është më i vogël se totali i situacionit të parafundit që është në vlerë prej 6, 535, 225 euro, ku i bie një diferencë mbi 43 mijë euro.
Në këtë rast është dashur që këto mjete t’i kthehen Ministrisë, sikurse është dashur të ndalët dhe avanci mbi 84 mijë euro.
Pos që nuk janë kthyer këto mjete në ministri, ky institucion, kundërligjshëm i ka lëshuar kompanisë para në vlerë prej 378, 951.39 euro.
Kjo shumë është lëshuar në emër të situcionit të 13-të, për punë të kryera.
Nga burime të mirinformuara, Periskopi ka mësuar se kjo faturw është falsifikuar nga menaxheri i kontratës dhe kompania punëkryese, duke marrë pagesë për punët që nuk janë kryer në terren, as që kanë ekzistuar si të tilla.
Konzorciumi i kompanive, “2A Group ” SH.P.K ; “Alko Impex” ; “Ex -Fis”. ; “2T” në vitin 2018 kishte fituar projektin (lot4) për kryerjen e punimeve në Autostradën e Gjilanit.
(PROJEKTI decitivisht quhet: “Ndërtimi i Autoudhës A7.1- Kryçzimi me disnivel A6 A7.1 (Banullë) – Dheu i Bardhë- pjesa Kryqëzimi ne disnivel A6 A7.1 (Banullë) – Udhekryçi “Bresalc”- L=22.31 km)
Vlera e kontratës ka qenë 8, 700, 127.36 euro.
Kompania lider që e ka fituar kontratën “ 2A Group”, nga e cila është dërguar situacioni fiktiv, ka për pronar Valon Ademin, një shok i menaxherit të prokurimit, Nexhat Krasniqi.
Pronar i kompanisë “Alko Impex” është Imer Ademi, babai i Valonit.
Ndërsa, pronar tek “Ex-Fis” është Isa Muharremi, dhe kjo kompani sipas formularëve të KQZ-së, figuron se në fushatën e fundit zgjedhore e ka furnizuar Lëvizjen Vetëvendosje me derivate të naftës.
Po ashtu, Valon Ademi është edhe pronar i kompanisë tjetër mbështetëse “2T”.
Të implikuar në këtë aferw, dyshohet se janë zyrtarë të prokurimit, financave dhe menaxheri i kontratës.
Ndonëse nuk dihet a janë të implikuar në këtë rast dhe nëse janë në dijeni edhe dy udhëheqësit e ministrisë, ministri Liburn Aliu dhe zëvendësi tij, Hysen Dumrishi.
Ditë më parë, Periskopi ka kërkuar nga MMPHI që të shohë të gjitha pagesat e kryera për këtë projekt, por ministria nuk ka lejuar qasje.
Lidhur për të gjitha pagesat e bëra në kontratën lot 4, Periskopi ka kërkuar një përgjigje nga ministria edhe gjatë ditës së djeshme, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.
Tre zyrtarë të ministrisë dhe ish sekretari tashmë janë duke u gjykuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës kur kanë lidhur tetw kontrata për këtë projekt në vitin 2018.
Të tjera
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...
-
Gërvalla në Washington takohet me senatorin demokrat, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në Wash...
-
Policia arreston dy persona, njëri nga ta gëlltit një qese të vogël me kokainë – konfiskohen lëndë narkotike dhe armë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në flagrancë, pasi të njëjtit janë ...