Dy zyrtarë kosovarë të burgjeve nën akuzë për sulm ndaj një të burgosuri në Danimarkë
Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 07 October 2026
Një rast i rëndë raportohet se ka goditur sistemin e burgjeve në Danimarkë.
Sipas medias daneze “DR Nyheder”, dy zyrtarë kosovarë të burgjeve po akuzohen si të dyshuar për sulm ndaj një të burgosuri derisa ishin në detyrë në Burgun e Vesterit, transmeton.
Të dy i kanë mohuar akuzat. Ata akuzohen se më 5 tetor, në cilësinë e zyrtarëve të burgut në detyrë, në bashkëpunim dhe pas një marrëveshjeje paraprake ose mirëkuptimi të përbashkët, i kanë shkaktuar të burgosurit disa goditje me grusht në fytyrë dhe në trup.
Sipas Shërbimit Danez të Burgjeve, zyrtarët kosovarë ndodheshin në Danimarkë për trajnim, në kuadër të përgatitjeve për të kryer detyrën e kujdestarisë ndaj të burgosurve danezë në burgun e Gjilanit, të cilin Danimarka e ka marrë me qira në Kosovë.
Zyrtarët kosovarë të burgjeve po ndjekin një trajnim shtesë gjashtëmujor në Danimarkë, me qëllim që të njihen me kushtet dhe rregullat daneze për trajtimin e të burgosurve.
Plani është që shtetasit e dënuar me dëbim nga Danimarka, të cilët vijnë nga vende jashtë BE-së dhe Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ta vuajnë dënimin në Kosovë, pasi burgu të vihet në funksion.
Burgu ka qenë në qendër të debateve të shumta politike dhe është vonuar disa herë.
“DR Nyheder” ka tentuar të marrë një koment nga ministri i Drejtësisë, Nicolai Wammen.
Shërbimi Danez i Burgjeve nuk ka pranuar të japë intervistë, por në një deklaratë me shkrim ka thënë: “Shërbimi Danez i Burgjeve, si parim të qartë, nuk komenton raste konkrete. Mund të konfirmojmë se më 5 tetor 2026 ka ndodhur një incident në Burgun e Vesterit dhe se çështja i është dorëzuar policisë”.

T� tjera
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...































