Lajme

Dy vjet nga fitorja e VV-së, deputetja e LDK-së: Varfëri, zhgënjim, ikje e mjekëve e braktisje masive të vendit nga rinia

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 14 February 2023

Në dy vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje dhe ardhjes në pushtet, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka numëruar dështimet që sipas saj, i ka bërë partia në pushtet, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se gjatë kësaj kohe ka pasur vetëm varfëri, zhgënjim, ikje të mjekëve, asnjë njohje të tjera.

“51%-shi i 14 Shkurtit të vitit 2021 është tkurrur tej mase për këto dy vite. Bashkë me të edhe shpresa për ditë me të mira me këtë qeverisje të mbrapshtë. Goditja e parë që populli ia dha ishte ajo në zgjedhjet lokale të po atij viti, ku si partia “më e madhe” do të përfundonte në vetëm 4 komuna. Por goditja e radhës do të jetë akoma më e dhimbshme për ta, kur do të vie fundi i tyre. Vetëm atëherë kthehet shpresa për ndryshim”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera