Dy vite pas miratimit të ligjit, Kosova pa asnjë investitor strategjik
Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 03 Qershor 2018
Edhe pse Ligji për Investime Strategjike është miratuar gati dy vjet më parë në Kuvend, ende nuk ka asnjë investitor strategjik në Kosovë, ndërsa, në Maqedoni vetëm për nëntë muajt e fundit janë nënshkruar 11 kontrata për investime të huaja dhe po negociohet me rreth 200 kompani të tjera.
Për dy vjet, janë vetëm pesë aplikacione, si investitorë strategjik në fushën e energjisë, e të cilët ende nuk janë përzgjedhur nga autoritetet kosovare.
Zëvendës ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, ka thënë për KosovaPress se deri tash janë pranuar pesë aplikacionet e para, ku pritet sipas tij, shpejt të dalin me emrat konkret për përzgjedhjen e këtyre kompanive për të investuar në Kosovë.
Mungesën e investitorëve strategjik, Daci e ka arsyetuar me mangësi në ligj.
“Arsyeja është se ne ligjin e ri për investime strategjike ka pasur disa mangësi dhe me draftet e shtuara si dhe me lehtësira për qasje në dokumente, kemi ndikuar ndoshta pak të vonohemi me kohë, por përkushtimi ynë është që të kenë sa më shumë lehtësira investitorët potencial”, ka thënë Daci.
Ai ka shtuar se janë duke analizuar për ligje sa më të mira në vendet e rajonit, veçanërisht me atë të Maqedonisë, ngase sipas tij, ligjet atje janë më të favorshme për investime.
“Jemi duke analizuar dhe duke dakorduar për ligje sa më të mira me rajonin. Dihet se në Maqedoni ka mjaft të interesuar dhe ligji për investime ka lehtësira jashtëzakonisht të mëdha për ta, mirëpo ne jemi në rrugë e sipër për t’i përafruar dhe për ta bërë sa më të lehtë për investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë”, ka thënë Daci.
Ndërsa, ministri i Diasporës në Maqedoni, Edmond Ademi thotë për KosovaPress se Qeveria e Maqedonisë në fund të vitit të kaluar solli Programin për Zhvillim Ekonomik të shtetit dhe në bazë të programit ka miratuar edhe ligjin për përkrahjen e investimeve, ku parlamenti para disa ditësh e ka miratuar ligjin, dhe ai ligj, sipas tij, në krahasim me të kaluarën tani i trajton në nivel të barabartë investitorët e huaj me investitorët e brendshëm dhe investitorët e diasporës.
Ai tha se për herë të parë, me ligj, diasporës i garantohet përkrahje e shtetit për investime, para së gjithash, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Në kuptimin e asaj që shteti përveç përkrahjes që merr në bazë të investimit që e ka dhe vendeve të punës që i hap, plus asaj edhe 10 përqind shteti e përkrah në qoftë se personi apo kompania vjen nga përfaqësues të diasporës me prejardhje nga Republika e Maqedonisë, kështu që në një farë mënyre diskriminim pozitiv kundër të tjerëve dhe në drejtim të asaj që t’i motivojmë, shpërbejmë në kuptimin e përkrahjes së qytetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë… Për 11 muajt e fundit të kësaj qeverie në pozicion, ose nga qershori i vitit të kaluar deri më tani kemi nënshkruar rreth 11 kontrata me investitorë të huaj nga Evropa që janë investitorë të njohur. Për momentin janë në përfundim e sipër edhe 20 marrëveshje për investime të huaja”, tha ministri Ademi.
Ndërkaq, shtoi se të gjithë ministrat e sektorit të ekonomisë janë duke diskutuar dhe negociuar me rreth 200 kompani të huaja që vijnë nga gjithë bota, para së gjithash nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...


































