Lajme

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 11 April 2024

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në Prekaz të Skenderajt.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 17:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në  fshatin  Prekaz të  Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveq dëmeve materiale  lëndime kanë pësuar dy  persona”, thuhet tutje në konfirmim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera