Dy panda kthehen nga Kanadaja në Kinë prej mungesës së bambusë
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 30 November 2020
Dy panda gjigante u kthyen në Kinë nga Kanadaja mëngjesin e së hënës dy vjet para kohe, për shkak të mungesës së bambusë së freskët.
Er Shun dhe Da Mao, dy pandat gjigante, shkuan në Kanada në mars 2013 dhe do të qëndronin aty për dhjetë vjet, në përputhje me marrëveshjen të vullnetit të mirë midis dy vendeve.
Gjatë kohës në Kanada, në tetor 2015, Er Shun lindi binjakë, që u quajtën Jia Panpan dhe Jia Yueyue. “Jia” është rrokja e parë e “Jianada”, siç quhet Kanadaja në gjuhën kineze.
Kopshti Zoologjik i Kalgarit në Alberta ka importuar bambu të freskët nga Kina për dy arinjtë, por meqenëse shumë fluturime janë pezulluar për shkak të epidemisë, sasia e bambusë së freskët është e vështirë për të përmbushur nevojat e tyre.
“Pas disa muajsh pune të vështirë për të siguruar leje ndërkombëtare, sot është dita kur pandat gjigante do të shkojnë në shtëpi!”, shkroi në “Twitter” Kopshti Zoologjik i Kalgarit.
Pandat ushqehen me bambu dhe kërkojnë një sasi të vogël foragjeresh, fruta, vitamina dhe disa mikroushqyes. Edhe pse aparati i tyre tretës është i ngjashëm me të mishngrënësve, 99 për qind të dietës së tyre e përbën bambuja.
Një pandë e rritur ha të paktën 15 deri në 20 kilogramë bambu në ditë, sipas të dhënave nga Qendra e Kërkimeve për Rritjen e Pandave Gjigante në Chengdu të Kinës.
Pandat kanë një kërkesë të madhe për bambu, si edhe “kërkesa” specifike për shumëllojshmërinë e kësaj bime.
Sipas një sondazhi të Zyrës së Pyjeve dhe Kullotave të Sichuan-it vitin e kaluar, në provincën Sichuan ka 216 lloje bambush, por vetëm 32 prej tyre mund të shërbejnë si ushqim për pandat gjigante. Ndër këto 32 lloje, vetëm dy janë të parapëlqyerat e pandave, duke përbërë rreth 70 për qind të ushqimit të tyre.
Të tjera
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...