Lajme

Dy deklaratat e “turpit” nga Kurti që trishtuan Milaim Zekën

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 03 April 2023

Gazetari Milaim Zeka kritikoi qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditëve të fundit në lidhje me gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Po aq sa gjyqi i Hagës më ka trishtuar reagimi i kryeministrit të vendit tim Albin Kurti, i cili para tre ditëve në një studio televizive tha dy gjëra të turpshme. E para tha se nuk ka informacion që po organizohet një protestë gjithëpopullore me datën 2-3 prill. Turpi i dytë ishte kur ai në një studio televizive tha se është i bindur se janë duke e ndjekur ata në Hagë dhe shfrytëzoj rastin të përshëndes Rexhep Selimin, i cili për fatin e keq është pjesëtar i Vetëndosjes por për fatin e mirë është njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj të UÇK.Nuk i takonte kryeministrit të bënte këto dallime kaq të mëdha në prag të zhvillimit të një gjykimi që po i bëhet kombit shqiptar dhe luftës heroike të UÇK”, tha Zeka në Rtv Ora.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera