Lajme

Dumoshi: Kjo qeveri mendon vetëm për ministrat e saj, dyfishon tatimet, manipulon me pagat

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 01 February 2023

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Mruati që të mbajë ‘moral’ për ekonomi, pasi të martën u bë e ditur se vlera e koeficientit për paga do të jetë 105 euro.

Sipas saj, Qeveria Kurti “mendon vetëm për ministrat e vet, dyfishon tatimet – manipulon me pagat, manipulon me mjekët, arsimtarët, policët dhe të gjithë”.

“Çdo vendim i kësaj Qeverie është rekord i zi për shtetin tonë. Edhe në kohë krize ata mbi ne. Nuk duan, nuk dinë dhe nuk munden”, shkroi ajo në Facebook.

-Advertisement-

“Me shumë mjeshtëri po i zhveshni qytetarët. Punë të mbarë me Albinin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera