Lajme

Dugolli i VV-së, opozitës: Po e inkurajoni Serbinë dhe grupet kriminale

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 05 November 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se deklaratat e opozitës në Kosovë e inkurajojnë Serbinë dhe grupet kriminale që duan minimin e shtetësisë së vendit.

Sipas tij, në vend të kritikës për Serbinë dhe Listën Serbe, opozita po i kritikojnë veprimet e qeverisë.

“E habitshme dhe shumë e dëmshme për Kosovën kjo qasje e opozitës”, ka shkruar Dugolli.

-Advertisement-

Kujtojmë se pas daljes se Listës Serbe nga institucionet e Kosovës dhe pas dorëzimit të uniformës së policisë nga serbët e Kosovës, pati reagime nga partitë opozitare, ku kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se rreziku i përshkallëzimit në vend është evident dhe i njëjti duhet të shmangët.

Kurse, partia e dytë opozitare, LDK, përmes një komunikate ka thënë se “politikat populiste i sjellin Kosovës dëme afatgjate”.

Ndërsa, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kreut të qeverisë, Albin Kurti, që sipas tij, ta ndërpres shkatërrimin e vendit ose do ta ndërpresin ata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion fuqizon ragbin në Kosovë, Prishtina mirëpret Turneun Ndërkombëtar “Europe 7’s Conference”
-Advertisement-

Të tjera