Sport

“Duam të rikthejmë Messin”, Laporta ka një përgjigje dhe për Nagelsmann

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 29 July 2022

Joan Laporta ka reaguar pas komenteve të Julian Nagelsmann në lidhje me merkaton e klubit katalanas. “Barcelona është i vetmi klub që nuk ka para, por në fund blen cilindo lojtar që dëshiron. Nuk e di se si e bëjnë këtë. Është pak e çuditshme, pak e çmendur”, u shpreh disa ditë më parë trajneri i Bayern Munich.

Raporti mes dy klubeve të mëdha nuk është më i miri, sidomos pas transferimit të Robert Lewandowskit në “Camp Nou”. “Ajo që unë do të kërkoja është që ata të përqendrohen në llogarinë e tyre financiare.

Një shumë e rëndësishme parash ka kaluar në arkën e tyre për transferimin e Lewandowskit. Unë i respektoj të gjithë dhe nuk përfshihem në ekonominë e klubeve të tjera”.

-Advertisement-

Më pas Lionel Messi dhe dëshira e madhe për ta rikthyer sërish në “Camp Nou”. “Historia e Leos nuk përfundoi ashtu siç të gjithë donim, pasi u kushtëzua shumë nga problemet ekonomike.

Ne kemi një borxh moral ndaj tij, do donim ta përfundonte karrierën te Barcelona dhe të duartrokitej në të gjitha stadiumet. Ky është objektivi ynë i madh.

Unë ndihem bashkëpërgjegjës për mënyrën se si përfundoi historia me të, por mendoj se është një përfundim provizor. Unë mendoj se do ta bëjmë realitet qëllimin e rikthimit të Messit”, deklaroi presidenti i Barcelonës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera