Rozë

Dua Lipa një super femër, por as motra nuk ia lëshon rendin

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 25 August 2020

Dua Lipa mundohet që të promovojë vendlindjen e saj në secilën mënyrë, si Kosovën ashtu edhe Shqipërinë, ajo ndihet krenare për prejardhjen e saj dhe është padyshim ambasadorja më e mirë e vendit tonë.  Të njëjtën gjë bëjnë edhe familja e saj, prindërit, motra e vëllau të cilët për pushimet verore zgjedhin një vend shqiptar.

 

 

-Advertisement-

Kështu kanë vepruar edhe këto ditë, të cilët pas Ulqinit kanë shkuar në Jug të Shqipërisë dhe nga atje kanë sjellur imazhe. Ishte motra e Duas, Rina ajo e cila ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi në të cilat u shfaq mjaft atraktive ndërsa etiketoj plazhet e bukura shqiptare.

 

 

Ashtu si Dua edhe Rina gëzon një fizik të përkryer dhe në bikini dukej mahnitëse. Ndryshe, kujtojmë që Rina tashmë ka filluar karrierën e saj duke u bërë imazh i kopertinave dhe markave të ndryshme botërore ku nuk i ka munguar përkrahja e Duas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera