Lajme

Drogë me dron nga Malësia e Madhe në Mal të Zi

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 09 April 2022

Policia malazeze ka konfiskuar një dron në të cilin ishte lidhur një pako PVC me nëntë pako marihuanë, gjithsej nëntë kilogramë.

Sipas Drejtorisë së Policisë, droni është pikasur gjatë aktivitetit vëzhgues në lidhje me ndalimin e krimit ndërkufitar në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe po lëvizte nga drejtimi i Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.

“Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kuadër të kompetencave të saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e policisë./TCH

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera