Dreshaj: Projektligji i ri për Skemat Pensionale s’ka gjasa të hyjë në fuqi para 15 korrikut

Autori: Gazeta inFokus
17:28 | 21 June 2023
Brenda muajit qershor pritet të miratohet Projektligji i ri për Skemat Pensionale, bazuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.
Sipas Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i njëjti pritet të hyjë në fuqi para 15 korrikut, afat ky i vendosur nga Kushtetuesja.
Por, dikush është skeptik se kjo mund të ndodh në muajin korrik.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, thotë se ky Projekligj nuk ka gjasa të hyjë në fuqi para vjeshtës.
“Ky ligj duke u bazuar në procedurën normale ligjore, nuk ka shanse mu realizu para datës 15 korrik, nëse ndiqet procedura normale, nëse jo atëherë është diçka tjetër. Por çdo person i punësuar në sektorin publik aq sa ka kontribuuar aq do të marr në përqindje për pensionim. Nuk ka mundësi me hy ne fuqi para datës 15 korrik”, tha ai për Front Online.
Edhe nëse praktikohet procedura e shpejtë, prapë sipas Dreshajt nuk është e mundur të hyjë në fuqi para 15 korrikut.
“Teorikisht nuk ka shanse. Prej ditës në lexim të parë deri në leximin e dytë kërkohet 60 ditë. Sot jemi në datën 21 qershor, e flasim për datën 15 korrik. E vetmja rrugë që mundet me u realizu është me procedurë të shpejtë, pra leximi i parë dhe i dytë me u kry brenda ditës, por ajo shanse teorike nuk ka për shkak se është ligj i madh dhe është me rëndësi të veçantë”, u shpreh ai.
Dreshaj thotë se pavarësisht a e përkrah pozita e opozita, ai personalisht do ta votoj.
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Kjo për shkak të një neni që kërkohej nga AAK të largohej.
Në janar të këtij viti, Dreshaj kishte njoftuar se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që të largojë nenin 8 të ligjit për skemat pensionale. Ky nen përcaktonte se të gjithë punëtorët që nuk i kanë 15 vite punë para datës 1 janar 1999, nuk e gëzojnë të drejtën për pension kontributdhënës.
Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të kërkesës së Gjykatë Supreme, në fund të vitit të kaluar kishte marr vendim me të cilin ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet 90-ta.
“Gjykata thekson që Gjykata referuese, bazuar në pesë (5) konteste në shqyrtim para saj dhe që ndërlidhen me të drejtën e palëve përkatëse për pension kontributpagues, ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit në lidhje me Udhëzimin Administrativ të aplikueshëm dhe të kontestuar në këtë rast, sa i përket kriterit të përvojës së punës në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh para 1 janarit 1999, në rrethanat historike dhe politike të viteve të ‘90-ta, përgjatë të cilave, pjesa dërrmuese e të punësuarve, ishin larguar nga vendet e tyre të punës bazuar në ligje diskriminuese”, është thënë në vendimin e Kushtetueses.

Të tjera
-
AKB: Produktet serbe kanë pushtuar tregun – Qeveria po rrezikon prodhimin vendor dhe vetëvendosjen ekonomike
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër ndaj rritjes së madhe të...
-
Policia tregon si vdiq i riu në Gjakovë gjatë punës në fabrikën e tullave: Mori lëndime të rënda
Një burrë ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda që pësoi gjatë punës në një...
-
Oficeri i FSK’së Qendrim Imeraj diplomon në ShBA
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se togeri i FSK’s...
-
Ndërron jetë në QKUK 19 vjeçari që u aksidentua me 29 qershor
Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)...
-
Nga Durrësi në Sarandë, sekuestrohen mbi 1200 çadra e shezlongë nga plazhet publike
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe masat e zbatimit të planit ...
-
Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës po r...
-
Prokuroria në Prishtinë për dy javë ngriti 210 aktakuza kundër 223 personave
Prokuroria Themelore në Prishtinë për dy javë ka përfunduar 406 lëndë dhe ka ...
-
FSK-ja shpërthen një mjet të dyshimtë në Prizren
Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer në një fushë në Prizren. P...
-
Vjedhje e rëndë në Shtime, Policia jep detaje
Një person ka raportuar se dikush ka hyrë në shtëpinë e tij dhe ka vjedhur nj...
-
Gruaja e godet me thi*kë burrin në Prizren
Një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një sulmi me thikë në Prizre...
-
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomon në ShBA
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se toger Qëndrim Imeraj ka përfu...
-
Një foshnje vdiq gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet
Një foshnje ka vdekur gjatë procesit të lindjes në Gjakovë. Policia bën të...