Sport

Drejtuesit e Young Boys për Skënderbeun: Mjafton që ka eliminuar Dinamon e Zagrebit

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 25 August 2017

Young Boys është padyshim një nga skuadrat favorite për të kaluar grupin në Europa League ku mes kundërshtarëve është edhe Skënderbeu.

Për këtë janë të ndërgjegjshëm drejtuesit e klubit zviceran, ashtu si edhe për faktin se do të jetë mjaft e komplikuar pasi rivalët që kanë përballë nuk janë dosido, përfshirë edhe ekipin korçar që ka larguar nga turneu një rival shumë të fortë.

Kristof Spiher, shefi i klubit të Young Boys:

-Advertisement-

“Me siguri nuk është klubi që do të dëshironim, por e pranojmë verdiktin dhe nga pikëpamja sportive shohim shumë mundësi, edhe pse e dimë se të gjithë kundërshtarët kanë cilësi”, tha shefi i klubit të Young Boys.

“Shpresojmë që shumë tifozë të na mbështetin në ndeshjet në shtëpi. Nuk është shumë e zakonshme për klubet zvicerane që të luajnë në fazën në grupe të turneve europianë”.

Adi Hyter, trajneri i Young Boys:

“Nuk jemi të kënaqur pas shortit, por as nuk ka pse të ankohemi. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të shkojmë të përgatitur në fazën e grupeve, e njohim shumë mirë Dinamon e Kievit”, raporton Panorama.

“Partizani i Beogradit është një klub tradite me tifozeri gjaknxehtë, i cili ka fituar si Kupën, ashtu edhe Kampionatin në Serbi në sezonin e kaluar. Ndërsa Skënderbeu ka fituar kundër Dinamos së Zagrebit, gjë që do të thotë shumë rreth potencialit të kësaj skuadre”, shtoi Hyter.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera