Lajme

Drejtorit të Auditimit në SHSKUK i digjen dy vetura, brenda 50 ditëve!

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 07 October 2022

Me 19 gusht, vetura e tipit Audi i ishte djegur tërësisht drejtorit të Audimit në SHSKUK, Musa Vitisë.

Pa marrë kurrë një përgjigje zyrtare për këtë rast, Vitija sot është përballur me humbjen tjetër të veturës.

-Advertisement-

Kjo pasi që në parkingun e SHSKUK-së është djegur tërësisht vetura tjetër e tij.

Vitija ka thënë se nuk është ndier asnjëherë i kërcënuar dhe se nuk ka dyshime se kush mund të qëndrojë prapa djegies së veturave të tij.

Ai ka thënë se është tejet i shqetësuar me këto dy rasye, por shpreson që Policia të zbardhë rastin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lidhur me rastin e djegies së veturës së dytë të Musa Vitisë, ka reaguar edhe SHSKUK.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.

ShSKUK menjeherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje” thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera